мк en sq
Faqja e parë | Rreth Nesh | Kushtet e përdorimit | Mapa e faqes | Kontaktet
Persona fizik Biznese Punesim Klientet Rrjeti i degeve dhe bankomate Tender
 
Te reja 2010

27 Prill 2010

PROCREDIT BANKA PËR HERË TË PARË NË MAQEDONI OFRON “EKO” KREDI – KREDI PËR EFIKASITET ENERGJETIK

ProCredit Banka ofroi për herë të parë në Maqedoni kredi të posaçme qëllimi i të cilave është të promovohet financimi i investimeve në projekte të cilat e kursejnë energjinë ose e zvogëlojnë ndotjen e mjedisit jetësor, në teknologji dhe projekte për kursimin e energjisë.

Eko kreditë janë të destinuara për ndërmarrje dhe amvisëri për investim në projekte dhe aktivitetet për kursim të energjisë si për shembull instalim të dritareve të reja me izolim më të mirë, futjes në përdorim të paneleve diellore për ngrohje të ujit, sistem më të mirë të ngrohjes, makina të reja më efikase, automjete të reja dhe të ngjashme. Me investimin në teknologjinë për kursim të energjisë ndërmarrjet dhe amvisëritë njëkohësisht kursejnë në llogaritë për energji elektrike, por edhe kontribuojnë për mbrojtjen e ambientit jetësor.

“ProCredit Banka është banka e parë në Maqedoni e cila ofron “Eko kredi”. Këta kredi janë në pajtueshmëri me misionin e bankës të sigurojë shërbime bankare të cilat do ta përkrahin zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Mbrojtja e mjedisit jetësor, harxhimet e rritura për energji elektrike dhe efikasitet energjetik janë problematika posaçërisht të rëndësishme në botë edhe posaçërisht në Maqedoni, e cila ballafaqohet me deficit energjetik. Besojmë se me kreditë për efikasitet energjetik në mënyrë të konsiderueshme do të kontribuojmë për rritjen e pavarësisë energjetike të Maqedonisë. Eko kreditë do të destinohen për amvisëritë si edhe për bizneset e vogla dhe të mesme. Pjesën më të madhe të energjisë të cilën e shfrytëzojnë amvisëritë është energjia e ngrohjes. Nëse ata investojnë në izolim më të mirë të shtëpisë dhe sistem më të mirë ngrohës, mund në mënyrë të konsiderueshme t’i ulin harxhimet për energji elektrike dhe ngrohje” deklaroi Jovanka Joleska Popovska, drejtor i përgjithshëm i ProCredit Bankës.

ProCredit Bank, Jane Sandanski 109а, 1000 Skopje, Makedonija, tel 321 99 00, fax 321 99 01, info@procreditbank.com.mk