Mëeso më tepër për zgjidhje efikase energjetike

Çka është efikasiteti energjetik?

Efikasitet energjetik do të thotë kryerja e sasisë së njëjtë ose më e madhe e aktiviteteve me harxhim të sasisë së njëjtë ose më të vogël të energjisë (ngrohëse, të dritës, kinetike) dhe me emetim më të vogël të dyoksidit të karbonit në atmosferë.

Çka është energjia ripërtëritëse?

Energji ripërtëritëse është energji e cila ripërtërihet shpejtë me ndihmën e proceseve natyrore. Burimet ripërtëritëse të energjisë janë dielli, era, uji, energjia gjeotermale ose biomasa. Përparësia e këtyre burimeve është ajo të ata janë në sasi të pakufizuara dhe shfrytëzimi i tyre nuk e ndot ambientin. 

Çka arrihet me investimet efikase energjetike në shtëpinë tuaj?

  • Me investimet efikase energjetike zvogëlohen shpenzimet e energjisë
  • Ngrohje, ftohje më efikase dhe kursim i mjeteve
  • Jetë më cilësore në shtëpinë Tuaj
  • Anashkalimi i rrezikut nga sëmundjet e ndryshme të shkaktuara nga dëmet materiale për shëndetin
  • Kontribut për mjedis të shëndetshëm jetësor me shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe zvogëlimi i ndikimeve të dëmshme ndaj mjedisit 

Pse investime efikase energjetike për biznesin tuaj?

  • Zvogëlim të shpenzimit të energjisë, e me këtë edhe zvogëlim të shpenzimeve për energji
  • Arritja e përparësisë konkurruese me shfrytëzimin e makinave dhe pajisjeve efikase energjetike
  • Automatizim zë proceseve në punë
  • Mjedis më të shëndetshëm pune
  • Udhëheqje më efikase me burimet 
  • Kthim të investimit
  • Ndryshim të shprehive të sjelljes të të punësuarve në drejtim të shfrytëzimit më racional të burimeve

Çka është EKO-kredia?

EKO kreditë janë të destinuara për investime në projekte të cilat kanë efekt të kursimit të energjisë, rritjes së efikasitetit energjetik dhe zvogëlimit të ndotjes së atmosferës me CO2. EKO-kreditë mund t’i shfrytëzojnë amvisëritë dhe sektori i biznesit.

Çka mund të financohet me EKO-kreditë?

Me EKO-kreditë mund të financohen projekte, si për shembull:

Në objekte banimi dhe zyra:
  • Investime në përmirësimin e izolimit të objekteve tanimë ekzistuese ose të reja
  • Instalim të dyerve dhe dritareve të reja
  • Panele diellore për fitim të ujit të ngrohtë sanitar
  • Sistem qendror për ngrohje, ftohje dhe ventilim
  • Ndriçim efikas – drita dhe sisteme më ekonomike për rregullim të dritës
  • Ndryshim të lëndës djegëse që shfrytëzohet
 
Në sektorin industrial dhe bujqësor:
  • Investime në objekte  tanimë ekzistuese dhe objekte të reja të cilat do të jenë me efikasitet energjetik
  • Ripërtëritje të mjeteve të transportit (automjete të cilat i plotësojnë standardet EKO4 dhe EKO5, traktorë dhe kamionë me qarkullim efikas, motorë elektrikë me efikasitet të lartë dhe të ngjashme)
  • Pajisje dhe makina për prodhim me efikasitet energjetik 
  • Sisteme për rregullim automatik të ngrohjes, ftohjes, ndriçimit etj.
  • Ripërtëritje të kompresorëve ajrorë 
  • Sisteme industriale ndriçimi për kursim të energjisë 
  • Mekanikë bujqësore me të cilën kursehet energji dhe arrihet efikasitet më i madh energjetik në punë (kombajna, mbledhës, bluarës, mullinj, motokultivatorë etj.)
  • Sisteme për ujitje në bujqësi
  • Sisteme për ngrohje dhe mirëmbajtje të temperaturës në sera dhe oranzheri, etj. 
                                                           
 
 
21.11.2017
  • EUR 61,35 61,4900 61,80
  • USD 0 52,1942 0
  • CHF 0 52,6636 0
  • GBP 0 69,1365 0